top of page

Korçari Saimir Dragoi, në qendrën stërvitore në Romë…

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 15, 2023
  • 1 min read

Dy trajnerët nga Federata Shqiptare e Volejbollit, Emiljan Xhabrahimi dhe korçari, Saimir Dragoi i janë bashkuar ekipit kombëtar Italian për meshkuj, duke asistuar në trajnimet e tyre në qendrën stërvitore në Romë të Italisë.

Këto trajnerime zhvillohen në vazhdën e marrëveshjes që FSHV ka bërë me FIPAV ku përgjatë muajve në vazhdim do të ndiqen edhe nga trajnerë të tjerë të përzgjedhur nën kujdesin e Komitetit Ekzekutiv të FSHV.

Federata Shqiptare e Volejbollit, falenderon Federatën Italine për këtë mundësi të krijuar dhe i uron suksese të gjithë trajnerëve të cilët do të jenë pjesë e këtyre trajnimeve si për meshkuj, ashtu edhe për femra.



bottom of page