top of page

KRENARË: Emanuela dhe Irsa dy vajzat e Skënderbeut nderuan kombin…!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 26, 2023
  • 1 min read

Ka startuar ditën e djeshme në qytetin e Pogradecit, Kampionati Ballkanik i Beach Vollej ku marrin pjesë shtete të tilla si Shqipëria, Kosova, Turqia, Moldavia dhe Rumania.

Dje, ka qenë vetëm dita e parë, ndërkohë që sot e nesër do të jenë dy ditët e fundit të këtij aktiviteti ndërkombëtar që për herë të parë vjen në qytetin e Pogradecit.

Për t’u veçuar dje në ditën e parë kanë qenë dyshja e Skënderbeut, Emanuela dhe Irsa, dy vajzat që shikoni në foton më poshtë. Të dy vajzat e Skënderbeut nderuan ngjyrat e kombëtares sonë, duke fituar ndaj dyshes të vajzave nga Rumania, ndërkohë që priten sot ndeshjet e radhës për këto dy lojtare.

Bravo vajza që nderuat Shqipërinë dhe qytetin e Korçës!

Suksese në ndeshjet e tjera dhe me fitore!



bottom of page