Krim i rëndë, fëmija 5-vjeçar gjendet i pajetë nën çimento
top of page

Krim i rëndë, fëmija 5-vjeçar gjendet i pajetë nën çimento

Apr 30
1 min read

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Brazilin, ku një 5-vjeçare është gjetur e pajetë e varrosur në oborrin e banesës ku jetonte me nënën dhe njerkun e saj.


Sipas autoriteteve, trupi i vajzës, Maria Clara Aguirre Lisboa, u gjet në një varr të mbuluar me çimento, duke ngritur dyshime të forta për një krim të rëndë brenda familjes.


Policia ka arrestuar nënën e së miturës dhe njerkun e saj, të cilët sipas hetimeve paraprake kanë pranuar përfshirjen në ngjarje.


Ekspertiza mjeko-ligjore ka konstatuar se shkaku i vdekjes është asfiksia mekanike gjatë varrimit, çka shton dyshimet se fëmija mund të ketë qenë ende gjallë në momentin e ngjarjes.


Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page