Krisje në krye të bardhebluve – Shkëmbi i thotë "jo" rinovimit me Tiranën
- Jun 18, 2025
- 1 min read
Bledi Shkëmbi nuk do të jetë më në krye të pankinës së Tiranës. Trajneri dhe presidenti i klubit, Refik Halili, nuk arritën të gjejnë gjuhën e përbashkët për vazhdimin e bashkëpunimit, çka çoi në mbylljen e aventurës së tij me bardheblutë.
Menjëherë pas ndarjes me klubin, Shkëmbi ka udhëtuar drejt Strugës, ku pritet të zhvillojë kontakte me drejtues të futbollit lokal për të diskutuar të ardhmen e tij.
Ende nuk ka një konfirmim zyrtar për hapat e ardhshëm të trajnerit, por largimi nga Tirana vjen pas një periudhe të ngarkuar për klubin dhe trajnerin, ku pritshmëritë dhe rezultatet nuk shkuan në një vijë të qëndrueshme.
“KORÇA BOOM”
















