Kryebashkiaku Filo në ceremoninë e Shkollës Teknike në prezantimin e projektit nga Bashkimi Euroian dhe UNDP
- May 28, 2025
- 1 min read
Kryebashkiaku Sotiraq Filo, deklaron se:
“Pata kënaqësinë të marr pjesë në ceremoninë e organizuar në Shkollën Teknike Profesionale në Korçë, ku u prezantuan projektet fituese të mbështetura nga Bashkimi Evropian dhe UNDP në Shqipëri.
Bashkia Korçë është një nga 19 bashkitë përfituese të skemës së granteve prej 1.2 milionë eurosh, që synojnë të nxisin punësimin gjithëpërfshirës dhe zhvillimin e aftësive për grupet në nevojë, përfshirë të rinjtë që nuk janë në punësim, arsim apo trajnim, nënat e reja, komunitetet rome dhe egjiptiane, personat me aftësi të kufizuara dhe përfituesit e ndihmës ekonomike.
Faleminderit Ambasadorit të BE në Shqipëri, z. Silvio Gonzato, dhe znj. Randi Davis nga UNDP për mbështetjen dhe bashkëpunimin. Angazhimi i përbashkët për një shoqëri më të drejtë dhe gjithëpërfshirëse është një hap i rëndësishëm përpara për qytetin tonë.”
“KORÇA BOOM”


















