Kryebashkiaku Sotiraq Filo “ç’mendet” pas tenisit në Korçë…
- Korca Boom
- Jul 5, 2023
- 1 min read
Ditën e djeshme kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo ka qenë mysafir në zonën Sportive të qytetit të Korçës, një Zonë që vërtet në të katër anët e vendit e kanë zili.
Pas vizitës që ka kryer atje, Filo, ka publikuar në faqen e vet disa foto, duke shkruar se kjo Zonë është e para e këtij lloji në Shqipëri. Superlativa të kryebashkiakut, që në fakt përsa i përket tereneve në pjesën rreth stadiumit “Skënderbeu”, Korça mund të themi se është qyteti i vetëm që ka kaq shumë.
Kujtojmë që trajneri i tenisit Ervin Rota, është ai inisiatori dhe trajneri që ka përhapur kaq shumë tenisin në këtë qytet.
Vërtet një Bravo e madhe për Ervin Rotën…
