Kryebashkiaku Sotiraq Filo mahnitet me Qendrën Sportive…!
- Korca Boom
- Aug 2, 2023
- 1 min read
Njëshi i qytetit të Korçës nuk mund të qëndrojë pa i bërë reklamë fushave sportive pranë stadiumit “Skënderbeu”, ose siç njihet ndryshe Qëndra Sportive.
Pasditën e djeshme Filo ka publikuar në faqen e vet, ku tregon terrenet sportive dhe e cilëson një pasdite sportive. Tregohen foto të ndryshme ku të rinj të shumtë frekuentojnë fushat e basketbollit, volejbollit, apo edhe tenisit.
Nuk është hera e parë që Sotiraq Filo bën reklamë për fushat sportive, sepse Korça i ka të shumta. Një prej fotove është edhe kjo që ne po publikojmë më poshtë.
