top of page

“Ku t’i gjej lekët?”, rrëfimi mes lotëve i pacientes me kancer: Tentova të marr kredi, nuk më ofrohet brakiterapia

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 30
  • 1 min read

Në një intervistë për Top Channel një paciente e prekur nga kanceri gjinekologjik shprehet se nuk ka bërë asnjë seancë brakiterapi.


Ajo thotë se i është drejtuar bankës për të marr një kredi.


“Përderisa shteti unë i derdh kontributet për gjithë këto vite pse duhet të shkoj unë për të marrë trajtim në një vend tjetër. Unë vuaj nga kanceri gjinekologjik. Nuk kam bërë asnjë seancë brakiterapi, kam pyetur në shumë vende në Turqi është 4000 euro.


Shoqeve të mia i ka shkuar edhe 6 mijë euro. Unë i jam drejtuar bankës për të marr një kredi, që të paktën të mbaroj mjekimin. Atë e ka në dorë Zoti dhe jetën ta jep ai.


Po kur mjeku të thotë bëj këtë mjekim dhe ky mjekim kushton, unë duhet të mendoj ku të gjej lekët. Unë po nuk bëra mjekimin çfarë të shpresoj. Ka kaluar një muaj e gjysëm dhe unë nuk e kam bërë dot këtë trajtim”, tha pacientja e prekur nga kanceri.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page