top of page

KUJDES / Maratona Enkelana, ja cilat rrugë bllokohen nesër më 29 korrik…!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 28, 2023
  • 1 min read

Nesër, të shtunë, më 29 korrik zhvillohet në Pogradec Maratona Ndërkombëtare “Enkelana”. Organizatorët kanë përcaktuar oraret dhe rrugët që do të bllokohen. Ja njoftimi i plotë i organizatorëve:

NJOFTIM I RËNDËSISHËM

Në kuadër të organizimit të Maratonës Ndërkombëtare datë 29 korrik 2023 ju lajmërojmë se do të bëhet bllokim i përkohshëm i aksit Lin-Pogradec dhe Qafë Plloçë-Pogradec.

-Bllokimi për 1 orë e 30 minuta në fashën orare 19:00-20:30.

-Në të gjitha drejtimet e lartpërmendura, pra në sensin kur vjen nga Tirana dhe nga Korça.

-Gjithashtu të bllokuara do të jenë edhe rrugët deri në përfundimin e maratonës.

-Të gjithë drejtuesit e automjeteve janë të lutur të marrin masa për të mos lëvizur në këtë orar në rrugën nacionale, pra nga ora 19:00-20:30.



bottom of page