top of page

Kujdes online: Si të shmangni mesazhet mashtruese dhe tentativat e phishing

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 30
  • 1 min read

Policia e Shtetit ka bërë apel për qytetarët që të tregojnë kujdes ndaj mesazheve mashtruese që imitojnë faqet zyrtare të Postës Shqiptare ose të subjekteve të tjera.

Sipas njoftimit, po qarkullojnë mesazhe dhe lidhje (linqe) të rreme që kërkojnë nga përdoruesit të dhënat personale dhe bankare. Këto janë tentativa mashtrimi kibernetik (phishing), të krijuara për përfitim të paautorizuar të informacionit si numrat e kartave bankare, PIN-et dhe fjalëkalimet e llogarive online.

Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik apelon për kujdes të shtuar:

  • Mos klikoni në lidhje të dyshimta të dërguara përmes email-it, SMS-ve apo rrjeteve sociale;

  • Mos jepni të dhëna personale, numra kartash, PIN apo fjalëkalime në faqe që nuk janë zyrtare;

  • Kontrolloni gjithmonë adresën e saktë të faqes përpara se të kryeni ndonjë veprim online;

  • Në rast dyshimi, raportoni menjëherë pranë Policisë së Shtetit ose Drejtorisë së Hetimit të Krimit Kibernetik.

Policia e Shtetit mbetet e angazhuar për të mbrojtur qytetarët nga aktivitetet e paligjshme në hapësirën digjitale dhe për të rritur ndërgjegjësimin mbi sigurinë kibernetike.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page