top of page

Kupa e Botës për Klube/ Ja ekipet tashmë të kualifikuara për raundin e 16-tave...

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jun 21, 2025
  • 1 min read

Kupa e Botës për Klube tashmë i ka ekipet e para të kualifikuara për raundin e 16-tave.


Flamengo në Grupi D, ishte e para që siguroi një vend, në mënyrë indirekte: pasi mposhti Chelsean 3-1. Skuadra braziliane ka përfituar nga fitorja e Esperánce Tunis ndaj Los Angeles FC (1-0), disa orë më vonë, në ndeshjen tjetër të raundit të dytë të grupit. 


6 pikët e deri tanishme i garanton Flamengos vendin e parë në grup, duke ditur ndërkohë se ata do të luajnë në fazën e të 16-tave kundër ekipit të dytë në grupin C, ku bën pjesë Benfica.  


Sakaq edhe Bayern Munich, në Grupin C, gjithashtu siguroi vendin e tij në fazën pasardhëse. Ekipi gjerman mundi Boca Juniors 2-1 dhe me 6 pikë siguroi vendin e tij në turin e 16-tave.


Kështu, ende pa përfunduar raundi i dytë i ndeshjeve në grupe, janë përcaktuar edhe dy ekipet e para që kanë siguruar kalimin e tyre për në turin e ardhshëm të Kupës së Botës për Klubet. Ato janë: Flamengo nga grupi D dhe Bayern Munich nga grupi C.


“KORÇA BOOM”


bottom of page