Kupa Memoriale “Petrika Gjoka”/ Të shtunën në Maliq me pjesëmarrjen e Skënderbeut, Maliqit, Devollit e Pogradecit
- Korca Boom
- Jul 22
- 1 min read
Kupa Memoriale “Petrika Gjoka”
Në nderim të figurës së respektuar të futbollit shqiptar, ish-trajnerit të Maliqit Petrika Gjoka, do të organizohet turneu memorial “Kupa Petrika Gjoka”, i dedikuar pasionit dhe kontributit të tij në zhvillimin e brezave të rinj.
Fusha Sportive Maliqi
26.07.2025
17:00
Pjesëmarrës në këtë aktivitet do të jenë katër ekipe të moshës U13:
• Maliqi
• Skënderbeu
• Devolli
• Pogradeci
Turneu synon të promovojë miqësinë, sportivitetin dhe vlerat që profesor Gjoka ka mbjellë ndër vite. Fituesit do të nderohen me trofeun simbolik “Kupa Petrika Gjoka”.
Të gjithë të apasionuarit janë të ftuar të marrin pjesë e të ndajnë së bashku këtë moment përkujtimor dhe festues.
“KORÇA BOOM”



















