top of page

Kuqezinjtë rezistuan pjesën e parë, por Gjermania fiton lehtësisht

  • Sep 5, 2025
  • 1 min read

Kombëtarja shqiptare U-21 zhvilloi një miqësore luksi me bashkëmoshatarët e Gjermanisë. Siç pritej, të besuarit e Alban Bushit u mundën në Elbasan, me rezultatin 0-2.


Kuqezinjtë 21-vjeçarë rezistuan vetëm gjatë pjesës së parë, duke e mbyllur atë pa pësuar gola dhe madje duke krijuar disa raste të rrezikshme për të shënuar. Pjesa e dytë e lojës, megjithatë, nuk shkoi njësoj.


Menjëherë pas fillimit të pjesës së dytë, Gjermania kaloi në avantazh. Ansah mori topin në qendër dhe lëshoi një gjuajtje që nuk la kohë për reagim Jukajt, 0-1 për “pancerat”.


Por nënkampionët aktualë të Evropës nuk ndalën me kaq. Pak minuta më vonë, Gjermania shënoi edhe golin e dytë, këtë herë me Pejçinoviç, i cili shfrytëzoi përgjumjen e mbrojtjes shqiptare për të dërguar topin në rrjetën e Jukajt.


Kuqezinjtë u munduan të shënojnë një gol nderi në minutat e mbetura, por përballë një skuadre të mirëorganizuar, kjo rezultoi e pamundur. Në radhët e Gjermanisë ishte interesante të vihej re se dy shqiptarë, Brajan Gruda dhe Nelson Vaiper, të ndjekur nga Silvinho, ishin pjesë e formacionit titullar.

“KORÇA BOOM”


bottom of page