Kur ke shokë që shënojnë 10 gola, ti bën relaks në bar – Neuer style
- Korca Boom
- Jun 18, 2025
- 1 min read
Në një nga debutimet më të njëanshme në historinë e Botërorit të Klubeve, Bayern Munich i kishte shënuar plot 10 gola skuadrës së Auckland City.
Derisa shokët e tij dominonin pa mëshirë në sulm, portieri Manuel Neuer kishte zgjedhur një mënyrë të pazakontë për të kaluar kohën: ishte shtrirë në mes të fushës dhe kishte nisur të bënte ushtrime relaksi.
Ky moment jo vetëm që pasqyronte sigurinë e plotë që kishte Bayern në atë ndeshje, por edhe mungesën e rrezikut ndaj portës së Neuer, i cili praktikisht nuk kishte asgjë për të bërë.
Një skenë që ka mbetur në kujtesën e tifozëve si një simbol i mbizotërimit absolut të gjigantëve bavarezë në atë kompeticion.
“KORÇA BOOM”



















