Kush ka të drejtë, Alban Bushi apo Ermir Rashica?
- Korca Boom
- May 27, 2025
- 1 min read
Para disa orësh, “KORÇA BOOM” ka komunikuar me futbollistin Ermir Rashica lidhur me faktin pse ai nuk është përfshirë në listën e ekipit tonë Kombëtar U-21. Përgjigjja e tij ishte e shkurtër: “Nuk kam shkuar për disa arsye.”
Ndërkohë, kemi dëgjuar edhe reagimin e trajnerit Alban Bushi, i cili nuk është shprehur vetëm për Rashicën në këtë rast, por edhe për disa futbollistë të tjerë. Lidhur me Ermir Rashicën, deklarata e Bushit ka qenë: “Është i dëmtuar.”
Ekipi ynë kombëtar U-21 po përgatitet për të zhvilluar dy ndeshje miqësore me Hungarinë dhe Turqinë. Alban Bushi mund të ketë idetë e tij për të afruar futbollistë të rinj, por gjithsesi, mes këtyre dy deklaratave është e vështirë të kuptohet qartë se cila është situata reale.
“KORÇA BOOM”



















