top of page

Ky Pogradec “hirushja” e volejbollit këtë sezon/ Bravo vajzat e liqenit!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 14
  • 1 min read

Pogradeci me fitoren e djeshme ndaj kampioneve në fuqi Skënderbeut, ka treguar se jo më rastësi është ndërtuar për të qenë një skuadër e denjë këtë sezon. Ky Pogradec dje arriti një fitore vërtet të madhe dhe më shumë se historike ndaj Skënderbeut, edhe pse në fakt asgjë nuk ka përfunduar, teksa është edhe ndeshja e tretë për tu luajtur.


Gjithsesi pa frikë mund ta themi që kjo skuadër që sjellim në foton më poshtë është “hirushja” e volejbollit shqiptar këtë sezon. Investimi i madh që kanë bërë drejtuesit e këtij ekipi, po jep frytet e veta në këtë moment dhe kjo fitore do të vinte një ditë.



Skënderbeu dje ka rënë në Pogradec, kjo edhe për meritë të Pogradecit, skuadër që kur thanë që do të luftojmë për titull askush nuk e besoi. Festa e liqenoreve dje ka qenë e madhe dhe e pafundme, sepse në fund të fundit e kanë merituar.


Madje këto vajza kanë kënaqur një qytet të tërë dhe kanë bërë krenarë Pogradecin që nuke kishte menduar që një ditë do të vinte edhe kjo ditë e madhe në volejbollin shqiptar.


Tashmë është edhe ndeshja e tretë dhe e fundit për tu luajtur ndaj Skënderbeut, por sido të përfundojë ai takim, Pogradeci e arriti suksesin këtë sezon.


Bravo vajza! Bravo stafit teknik! Bravo presidencës!


Urime dhe suksese në ndeshjet e tjera Pogradec!



 “KORÇA BOOM”





bottom of page