top of page

Lëkundje të fuqishme sizmike, qytetarët dalin me nxitim nga banesat

  • Jul 31
  • 1 min read

Updated: Aug 1

Një tërmet i fortë ka shkaktuar momente paniku mbrëmjen e kësaj të premteje, në Napoli duke detyruar shumë banorë të dalin me nxitim nga banesat e tyre. Lëkundja sizmike u regjistrua rreth orës 19:46 dhe, sipas vlerësimeve paraprake të Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV), kishte një magnitudë prej 4.7 ballë.


Pas goditjes së parë, lëkundjet u ndjenë në disa zona, ndërsa qytetarët dolën në rrugë të alarmuar nga frika e pasgoditjeve. Në shumë zona u raportuan ndërprerje të energjisë elektrike, duke krijuar vështirësi për banorët dhe shërbimet.


Për arsye sigurie, autoritetet pezulluan përkohësisht qarkullimin hekurudhor në disa linja, ndërsa ekipet teknike nisën kontrollet për të verifikuar gjendjen e infrastrukturës dhe për të garantuar sigurinë e udhëtarëve.


Lëkundjet ndodhën në një moment kur mijëra persona ishin mbledhur për një aktivitet festiv, çka shtoi shqetësimin dhe tensionin mes të pranishmëve. Pavarësisht frikës së krijuar, aktiviteti u zhvillua pa incidente të rënda.


Deri në këto momente, autoritetet nuk kanë raportuar viktima apo persona të lënduar, ndërsa nuk janë konstatuar dëme serioze në ndërtesa. Megjithatë, kontrollet në terren vijojnë për të përjashtuar çdo rrezik të mundshëm dhe për të vlerësuar ndikimin e plotë të tërmetit.


Institucionet përgjegjëse u kanë bërë thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë, të ndjekin udhëzimet e autoriteteve dhe të tregojnë kujdes në rast të lëkundjeve të tjera sizmike.

“KORÇA BOOM”


bottom of page