Lëkundje tërmeti në orët e para të mëngjesit në juglindje të vendit
- Korca Boom
- Jun 21, 2025
- 1 min read
Një tërmet i lehtë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në juglindje të Shqipërisë, me epiqendër në afërsi të qytetit të Pogradecit.
Sipas të dhënave paraprake, tërmeti kishte një magnitudë prej 2.2 ballësh të shkallës Rihter dhe u regjistrua në një thellësi prej 10 kilometrash.
Fatmirësisht, nuk është raportuar për dëme materiale apo pasoja të tjera. Lëkundjet janë ndjerë lehtë nga banorët e zonës, por nuk kanë shkaktuar panik.
Institucionet përkatëse vijojnë monitorimin e situatës dhe sigurojnë qytetarët për gatishmërinë në raste të ngjashme.
“KORÇA BOOM”



















