top of page

LAJM I FUNDIT/ E konfirmon presidenti Ardjan Takaj: Nuk kemi çëshje të hapur me UEFA-n

  • Apr 14, 2025
  • 1 min read

Gjatë ditës së sotme në media të ndryshme portalesh ka qarkulluar lajmi se Skënderbeu është bllokuar nga UEFA për 5 vite në lidhje me transaksionet e lojtarëve, madje thuhet në portale anonimë se do të jetë Skënderbeu skuadra që do ta kalojë këtë çështje në CAS.


Por, në këto momente është portali ynë “Korça Boom” që zbulon ekskluzivisht se ky lajm është thjesht një gënjeshtër dhe asgjë më shumë se kaq. Madje pak momente më parë ka qenë gazetari i mirënjohur dhe miku i portalit tonë, Ervin Baku që ka komunikuar me presidentin Ardjan Takaj dhe sjell lajmin që asgjë nuk është e vërtetë. Madje nëse do të ishte i vërtetë lajmi, do të ishte klubi “Skënderbeu” që do të informohej i pari.



Vetë Ervin Baku ka deklaruar: “Kam kontaktuar pak momente më parë me presidentin Ardjan Takaj dhe më konfirmon lajmin se asgjë që thuhet në portale të ndryshme gjatë ditës së sotme nuk është e vërtetë. Vetë presidenti Ardjan Takaj më ka thënë se nuk kemi asnjë çështje të hapur me UEFA-n dhe asnjë lajm, që jemi bllokuar, nuk është i vërtetë. Nëse do të ishte e vërtetë do të isha unë i pari, pra klubi që do ta konfirmonte një gjë të tillë.”


Kaq mjafton që lajmet se qarkullojnë janë thjesht “tymnaja” dhe Skënderbeu nuk është i bllokuar, por pret fundin e dënimit që do të jetë vera e vitit 2027-të.



 “KORÇA BOOM”





bottom of page