LAJM I MADH/ Skënderbeu ia del, në finalen e parë mposht Dinamon
- Korca Boom
- May 1
- 1 min read
Dinamo -Skënderbeu 0-3
Urime, urime dhe vetëm urime, mund të themi në këto momente për ekipin e Skënderbeut U-20 në volejboll për femra, pasi sot ka fituar në finalen e parë ndaj Dinamos në kryeqytet dhe është vetëm një hap larg titullit kampion.
Lajmi më i fundit vjen nga kryeqyteti, atje ku Skënderbeu ka bërë ligjin në ndeshjen e sotme dhe vajzat bardhekuqe kanë fituar pastër 3-0 në kryeqytet. Një Bravo për vajzat dhe trajnerin Julian Shishi, ndërkohë që meritojnë fjalët më të mira dhe tashmë trofeu ka marrë rrugën drejt qytetit juglindor.
Pritet dhe ndeshja tjetër për t'u shpallur kampion dhe këto vajza na nderuan.
Klubi shumësportësh “Skënderbeu” bën publik lajmin:
“Fitorja e sotme në finalen e parë kundër Dinamos është fryt i përkushtimit, punës së palodhur të vajzave dhe profesor Julit. Falenderojmë me gjithë zemër çdo lojtare që la zemrën në fushë dhe tifozët që ndjekin gjithmonë ekipin.
Ky është vetëm hapi i parë së bashku, me zemër dhe me besim, do të shkojmë deri në fund!
Forca Skënderbe!”
“KORÇA BOOM”
