top of page

Lajm i mirë nga infermieria e Skënderbeut - ja kush është gati për rikthim…

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 17
  • 1 min read

Duke ndjekur ecurinë e korçarëve, është mësuar edhe një lajm i mirë që lidhet me Klevis Shaqen, futbollistin i cili në ndeshjen e kaluar kundër Tiranës është detyruar të lërë lojën para kohe për shkak të një dëmtimi që ndjeu në këmbën e tij.


Fillimisht u mendua si një dëmtim që mund ta mbante larg fushave, por pas ekzaminimeve nga stafi mjekësor, është mësuar se ka qenë vetëm një tërheqje e lehtë muskulore.


Kështu, në dy seancat e fundit stërvitore, Shaqe ka qenë plotësisht me grupin dhe madje ka zhvilluar edhe seanca me ngarkesë të plotë. Çka do të thotë se mbrojtësi i majtë i korçarëve është gati për ndeshjen e ditës së shtunë.



Gjithashtu, lajme pozitive vijnë edhe për Albi Dokën, i cili gjithashtu do të jetë i gatshëm për këtë ndeshje. Kështu, është tashmë mëse e sigurt që mbrojtja e korçarëve do të jetë në formacionin e saj të plotë, me këta futbollistë titullarë.


“KORÇA BOOM”





bottom of page