top of page

Lajm i mirë për korçarët, Egnatia të shtunë me shumë mungesa…

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 15
  • 1 min read

Ekipi i Skënderbeut është hedhur menjëherë në fushën stërvitore për të bërë përgatitjet në lidhje me takimin e radhës. Tashmë ndeshja e parafundit e sezonit është kundër ekipit që kryeson renditjen, pikërisht Egnatias.


Por korçarët, përveçse po përgatiten për lojën e tyre, kanë gjithashtu vëmendjen te ajo që po ndodh me kundërshtarin, sidomos sa i përket përbërjes së ekipit për ndeshjen e ardhshme. Nga sa mësohet, lajmet janë të mira për ekipin e Skënderbeut dhe më të vështira për fatin e Egnatias.



Më saktësisht, ekipi rogozhinas pritet të ketë shumë probleme, sidomos në mbrojtje. Kjo pasi pesë mbrojtës të këtij ekipi kanë probleme fizike, disa prej tyre munguan në ndeshjen e kaluar për shkak dëmtimesh dhe, pas ndeshjes së fundit që përfundoi këtë javë, janë edhe disa të tjerë që me shumë gjasa nuk do të rikuperohen brenda javës.


Mund të mendohet që disa prej tyre të jenë në dispozicion vetëm për fazën finale të kampionatit.


Kështu, Egnatia ka aktualisht vetëm një mbrojtës të formacionit bazë, ndërsa trajneri Edlir Tetova ndodhet në vështirësi dhe po përgatit ekipin që disa mesfushorë t’i përshtasë si mbrojtës.



"KORÇA BOOM"





bottom of page