Lajm i rëndë nga futbolli, vd*s papritur futbollisti i ri
Një lajm i rëndë ka tronditur botën e futbollit të të rinjve, pas ndarjes së papritur nga jeta të futbollistit të ri Petar Stanisavovski.
I riu ishte pjesë e shkollës së futbollit Grozdanovski, ku ishte formuar dhe kishte zhvilluar për një periudhë talentin e tij sportiv. Klubi ka bërë të ditur lajmin e hidhur përmes një mesazhi prekës, duke shprehur dhimbje dhe mosbesim për humbjen e ish-anëtarit të tyre.
“Me pikëllim të madh dhe mosbesim morëm lajmin për largimin e Petarit. Një fëmijë dhe anëtar i shkollës sonë për një periudhë të caktuar, i cili la pas gjurmë të pashlyeshme, mirësi dhe kujtime që do të jetojnë përgjithmonë te të gjithë ata që e njohën.
Në këto momente të vështira, shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij, vëllait Marko, të afërmve dhe miqve. I përjetshëm qoftë kujtimi për të. U prehtë në paqe, Petar”, thuhet në reagimin e klubit.
Humbja e papritur e Petar Stanisavovski ka shkaktuar dhimbje të madhe te familjarët, miqtë, bashkëlojtarët dhe e gjithë komuniteti sportiv, të cilët e kujtojnë si një djalosh të talentuar dhe të dashur.
“KORÇA BOOM”
















