Lajmi i fundit / Mësoni sa vota kanë marrë kandidatët në 19 kuti në Devoll
- Korca Boom
- May 13
- 1 min read
Procesi i numërimit të votave në Bashkinë e Devollit vazhdon me intensitet. Deri më tani janë numëruar 19 nga 49 kuti votimi, dhe rezultatet paraprake kanë filluar të qartësojnë pozicionimin e kandidatëve kryesorë.
Rezultatet deri tani janë si më poshtë:
Partia Socialiste (PS):
Gëzim Gora – 814 vota
Vinjola Rota – 423 vota
Ilir Pendavinji – 324 vota
Besa Spaho – 316 vota
Partia Demokratike (PD):
Jorida Mazeri – 1441 vota
Andrea Mano – 171 vota
Edmond Spaho – 171 vota
Kristiano Koçibelli – 144 vota
Rezultatet tregojnë një avantazh të dukshëm të Jorida Mazerit nga Partia Demokratike, e cila kryeson me një diferencë të ndjeshme ndaj kandidatëve të tjerë.
Numërimi pritet të vazhdojë edhe gjatë orëve në vijim, ndërsa vëmendja mbetet e përqendruar te kutitë që mund të ndikojnë balancën përfundimtare të garës në këtë bashki të rëndësishme të qarkut Korçë.
"Korça Boom"



















