LAJMI I FUNDIT/ Mbyllet numërimi i Diasporës për Korçën. Ja rezultatet. PS-ja shifra historike nga emigrantët
- Korca Boom
- May 18
- 1 min read
Ka përfunduar më së fundi edhe numërimi për subjektet e Diasporës së qarkut të Korçës. U desh plot një javë që të përfundonin 16.778 zarfat e ardhura nga Diaspora, ndërkohë që të bën përshytpje ajo që ka publikuar faqja zyrtare e KQZ-së.
Në fakt janë gjithsej zarfa po sipas KQZ-së, 16.550 dhe në përfundim na dalin 16.778, gjë që ka ndodhure dhe në qarqet e tjera të vendit.
Përpos këtyre parregullsive vlen të theksohet se në fund të numërimit për qakrun e Korçës Partia Socialiste ka arritur një rezultat fantastik, teksa ka siguruar 10.903 vota, pra 65.72 %. Në vendin e dytër enditet PD-ASHM me 3370 vota e thënë ndryshe 20.31 %. Dhe forcë e tretë është shpallur Nisma me 1284 vota, ose 7.74%.
Tashmë me mbylljen e subjekteve, pritet që nesër të fillojë numërimi për kandidatët.
Ja si paraqitet gjendja e partive në 16.778 zarfa të numëruara:
1. PD-ASHM 3370 vota 20.31 %
2. Bashkë 292 vota 1.76 %
3. Lëvizja Atdheu 17 vota 0.10 %
4. KEA 55 vota 0.33 %
5. PS 10903 vota 65.72 %
6. NISMA-SHB 1284 vota 7.74 %
7. AKSH 101 vota 0.61 %
8. ADR 5 vota 0.03 %
9. DZH 25 vota 0.15 %
10.MUNDËSIA 366 vota 2.21 %
11.PSD 172 vota 1.04 %
“KORÇA BOOM”
