LAJMI I FUNDIT/ Numërohen 16.878 vota. Ja renditja përfundimtare e kandidatëve të PS-së për Korçën!
- Korca Boom
- May 20
- 1 min read
Mbrëmë në mesnatë është mbyllur numërimi edhe për kandidatët e Partisë Socialiste në 16.878 vota të numëruara. Ashtu si edhe në votat e qarkut të Korçës edhe në Diasporë ai që ka fituar për Partinë Socialiste dhe jo vetëm ka qenë Ilir Pëndavinji, i cili ka grumbulluar nga Diaspora 2474 vota.
Pas tij vjen Bledi Çomo me 1754 vota dhe më pas Besa Spaho, Enslemvera Zake dhe kështu me radhë vijnë të tjerët.
Në këtë mënyrë është mbyllur numërimi edhe për Diasporën dhe sërish më i votuari i qarkut juglindor mbetet Ilir Pëndavinji.
Nga Partia Socialiste kujtojmë që në parlament janë futur 6 kandidatë, tre prej tyre në listën e hapur dhe po tre nga lista e mbyllur.
Renditja e kandidatëve të Partisë Socialiste në 16.878 vota të numëruara:
Ilir Pëndavinji 2474 vota
Bledi Çomo 1754 vota
Besa Spaho 1266 vota
Enslemvera Zake 1122 vota
Arian Jaupllari 1031 vota
Gëzim Gora 774 vota
Vinjola Rota 686 vota
Eridjon Rustemi 586 vota
Alfons Olldashi 276 vota
Vasil Sterjovski 151 vota
“KORÇA BOOM”
