LAJMI I FUNDIT/ Numërohen 2 mijë votat e para. Ja renditja e deritanishme e kandidatëve të Partisë Socialiste
- Korca Boom
- May 19
- 1 min read
Ndërkohë që procesi i votave për sublektet për qarkun e Korçës përfundoi mbrëmjen e djeshme, gjatë natës filloi procesi i numërimit të votave për kandidatët, ku janë numëruar deri tani 1920 votat e para.
Për Partinë Socialistë deri në këto momente kryeson Bledi Çomo qarkun e Korçës me 225 vota. Në vendin e dytë Ilir Pëndavinji me 214 vota, Arian Jaupllari me 122 vota dhe më pas Besa Spaho me 106 vota.
Kjo është katërshja e parë, ndërkohë që pas tyre vijnë emrat e tjerë që i kemi sjellë më poshtë. Nuk pritet ndonjë prmbysje në listën e kandidatëve, por që gjithsesi janë edhe shumë vota për tu numëruar deri në fund, teksa kujtojmë që gjithsej për Diasporën e qarkut të Korçës, janë 16.550 vota.
Renditja e kandidatëve të Partisë Socialiste në 1920 vota të numëruara:
Bledi Çomo 225 vota
Ilir Pëndavinji 214 vota
Arian Jaupllari 122 vota
Besa Spaho 106 vota
Enslemvera Zake 82 vota
Vinjola Rota 60 vota
Eridjon Rustemi 56 vota
Gëzim Gora 48 vota
Alfons Olldashi 32 vota
Vasil Sterjovski 16 vota
“KORÇA BOOM”
