LAJMI I FUNDIT/ Numërohen 2091 vota. Ja renditja e deritanishme e kandidatëve të Partisë Socialiste
- Korca Boom
- May 19
- 1 min read
Ashtu si për PD-në edhe për Partinë Socialistë janë numëruar 2091 vota deri në këto momente nga Diaspora për Qarkun e Korçës, ndërkohë që e veçanta është se nuk ka ndryshime nga orët e mëngjesit kur u numëruan afërsisht 2 mijë votat e para.
Ai që kryeson me votat e Diasporës për qarkun e Korçës është Bledi Çomo me 244 vota të numëruara deri në këto momente, ndërkohë që ndiqet hap pas hapi nga Ilir Pëndavinji me 231 vota.
Në vendin e tretë është Arian Jaupllari me 129 vota dhe më pas Besa Spaho me 117 vota.
Numërimi do të vijojë deri në votën e fundit, teksa tashmë dihet që janë gjithsej 16.550 vota.
Renditja e kandidatëve të Partisë Socialiste në 2091 vota të numëruara:
Bledi Çomo 244 vota
Ilir Pëndavinji 231 vota
Arian Jaupllari 129 vota
Besa Spaho 117 vota
Enslemvera Zake 88 vota
Vinjola Rota 68 vota
Gëzim Gora 64 vota
Eridjon Rustemi 61 vota
Alfons Olldashi 35 vota
Vasil Sterjovski 19 vota
“KORÇA BOOM”
