LAJMI I FUNDIT/ Po luhet finalja Pogradeci-Tirana. Mbyllet seti i parë, ja çfarë ka ndodhur!
- Korca Boom
- Sep 7
- 1 min read
Pogradeci-Tirana 0-1
(20-25,
Ndeshja finale e Kupës së Shqipërisë mes Pogradecit startoi në orën 19:00 në pallatin e sportit në Farkë, ndërkohë që sapo ka përfunduar seti i parë i ndeshjes.
Ky set filloi mirë për kryeqytetaset të cilat kanë krysuar në start 0-2. Më pas 1-3 po për Tiranën dhe është Pogradeci që nuk lejon kryeqytetaset të shkëputen, duke barazuar për herë të patë sifrat në momentin që tabela shënon 6-6. Madje për herë të parë liqenoret kryesojnë 7-6. Sërish është Tirana që kalon në avantazh dhe shënon 4 pikë radhazi duke çuar shifrat në 7-10 dhe këtu pogradecaret kryejnë ndërrime në parket. Shifrat ngushtohen më tej në 9-10, por sërish Tirana përpiqet të ruajë një diferencë të ngushtë 10-12. Pas këtij momenti liqenoret hutohen dhe tolerojnë deri sa tabela shënon 10-15, pra 5 pikë diferencë në parket. 11-17 rezultati dhe Tirana ka arritur të krijojë një diferencë të konsiderueshme për të mbyllur sa më parë këtë set. Më tej shifrat janë, 12-19, 15-19 dhe në këtë moment Tirana detyrohet të marrë pushim. Pas pushimit dy pikë për Tiranën, 15-21. Më tej 18-23 dhe përfundimisht 20-25 duke bërë që Tirana të fitojë setin e parë të takimit në një set që zgjati plot 30 minuta.
Në përfundim të ndeshjes do të shpallet edhe fituesja i Kupës së FSHV-së në volejboll për femra, ndërkohë që kujtojmë se ditën e djeshme Skënderbeu u eleminua nga Pogradeci në gjysmëfinale.
“KORÇA BOOM”



















