LAJMI I FUNDIT/ Skënderbeu kampion për femra në atletikë, sukses i jashtëzakonshëm
- Korca Boom
- May 21
- 1 min read
Një superlajm vjen nga Shkodra, ku sot më datë 21 maj 2025, në stadiumin "Loro Boriçi", u zhvillua edicioni i 86-të i Kupës së Shqipërisë në atletikë për të Rritur.
Në këtë aktivitet klubi ynë u përfaqësua me ekip të plorë me 11 vajza dhe 17 djem. Në këtë aktivitet, në renditjen ekipore për femra duke grumbulluar 142 pikë, ekipi u rendit në vendin I-rë, duke ngritur lart edhe këtë trofe të rëndësishëm, në konkurencë të fortë me ekipin e "Tiranë"-s, që u rendit në vendin e dytë me 105 pikë.
Ekipi i meshkujve në konkurencë me ekipin e "Vllazni"-së, u rendit në vendin e II-të, duke grumbulluar 147 pikë dhe bërë një paraqitje të shkëlqyer. Këtu nuk përmendim fituesit e vendeva të I-ra, II-ta dhe të III-ta, që në këtë aktivitet ishin të shumtë.
Klubi falenderon gjithë atletët pjesëmarrës për rezultatet e arritura, si dhe trajnerët VLADIMIR FËNGJILLI, GJERDHI BURDA, OLGERTA XEGA, THEODHOR PERISTERE dhe kryetrajnerin JUXHIN ÇILI për punën e tyre, si dhe ju uron shumë suksese në aktivitetet e tjera kombëtare dhe ndërkombëtare.
“KORÇA BOOM”
