top of page

Lajmi i fundit /Të shtëna ndaj banesës së një 42-vjeçari në Pogradec, arrestohen dy 16-vjeçarë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 14
  • 1 min read

Dy të rinj, 16-vjeçarët M. K. dhe J. H., janë arrestuar nga policia e Pogradecit pasi akuzohen se kanë qëlluar me armë automatike në drejtim të banesës së një 42-vjeçari.


Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Pogradecit, ndërsa fatmirësisht nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.


Pas veprimeve hetimore, policia zbuloi se armën automatike autorët e kishin fshehur në varrezat e qytetit. Ajo është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.


Të dy adoleshentët janë vënë në pranga dhe materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page