LAJMI I FUNDIT/ Aksident te kthesa e Libonikut. Ja çfarë ka ndodhur!
- Korca Boom
- Oct 17
- 1 min read
Një aksident rrugor është shënuar ditën e sotme në kryqëzimin e Libonikut, në aksin rrugor Maliq–Korçë.
Dy automjete tip “Volvo” janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht pa lëndime në njerëz.
Kryqëzimi i Libonikut është një nga pikat më problematike, ku shpesh janë regjistruar ngjarje të ngjashme.
Policia rrugore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
“KORÇA BOOM”



















