top of page

Lajmi i fundit/ FIFA gjobit FSHF-në

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 15
  • 1 min read

FIFA ka publikuar një njoftim të fundit, ku njofton se ka gjobitur Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF) për shkak të sjelljes së tifozëve gjatë ndeshjes së fundit Shqipëri- Andora Tifozët nuk kanë respektuar rregullat, duke shkaktuar kështu një ndërhyrje nga ana e organit më të lartë të futbollit.

Sipas informacionit të fundit, gjoba është në masën 20,000 franga zviceriane. Përveç kësaj, një masë tjetër e rëndësishme është edhe reduktimi i numrit të tifozëve që do të lejohen në stadium gjatë ndeshjes së ardhshme kundër Serbisë. Saktësisht, do të ketë një ulje prej 20% të numrit të tifozëve në sektorin e përcaktuar për këtë takim.



“KORÇA BOOM”





bottom of page