LAJMI I FUNDIT: Fleçer dhe Randi pajisen me viza, vijnë ditën e ...!
- Korca Boom
- Jul 28, 2023
- 1 min read
Lajm i mirë për Skënderbeun në këto momente ka të bëjë me atë se dy futbollistët e huaj, Zhordan Fleçer dhe Randi Dumfur javën e ardhshme janë në Korçë.
Është vetë trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenoviç që e ka bërë të ditur një gjë të tillë për “Korça Boom”, ka theksuar: “Po, javën e ardhshme Fleçer dhe Randi do të vijnë. Ata i morrën vizat dhe vijnë në datën 2 gusht, ose e shumta më 3 gusht janë këtu.”
Këto fjalë të serbit të stolit të Skënderbeut, sigurisht që janë një lajm më shumë se i mirë, sepse për të dy lojtarët ka ditë të tëra që flitet dhe nuk dihej akoma se kur të vinin.
Më së fundi aventura e vizave për këtë dyshe futbollistësh ka përfunduar dhe sulmuesi dhe mbrojtësi në fjalë, tashmë priten me ngulm deri javën e ardhshme, pasi stafi teknik i ka llogaritur këta dy futbollistë, lojtarë të formacionit.
