top of page

Lajmi i fundit/ Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Erion Veliajt për ndryshimin e masës së sigurisë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 2
  • 1 min read

Gjykata e Lartë ka vendosur të rrëzojë rekursin e paraqitur nga ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili kërkonte ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest me burg” në një masë më të lehtë.


Vendimi i sotëm përbën një tjetër zhvillim të rëndësishëm në hetimin e nisur ndaj Veliajt, i cili akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre në lidhje me disa procedura të dyshimta tenderimi gjatë mandatit të tij si kryebashkiak i Tiranës.


Ndërkohë, pas shkarkimit të tij nga Këshilli i Ministrave me propozim të Këshillit Bashkiak, Presidenti i Republikës dekretoi zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme për kryetar bashkie, të cilat janë caktuar të mbahen më 9 nëntor. Ky zhvillim erdhi edhe pse Veliaj ka dorëzuar një ankimim në Gjykatën Kushtetuese, ku kërkon rrëzimin e vendimit për shkarkimin e tij, duke e konsideruar atë të pabazuar dhe në kundërshtim me ligjin.


Pavarësisht këtij procesi në vijim, strukturat e drejtësisë kanë vijuar punën për hetimin dhe ndjekjen penale të çështjes, ndërsa Veliaj vazhdon të qëndrojë në paraburgim, në pritje të përfundimit të hetimeve apo të një vendimi përfundimtar nga gjykata.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page