Lajmi i fundit/ Humbet kontrollin mbi mjetin, në gjendje të rëndë drejtuesi
- Korca Boom
- 7 days ago
- 1 min read
Korçë/ Informacion paraprak
Rreth orës 20:35 në aksin rrugor "Korçë- Ersekë", në fshatin Dvoran, shtetasi V. Sh., duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Nga aksidenti është dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi V. Sh., i cili po merr mjekim në spital, në gjendje të rëndë shëndetsore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
“KORÇA BOOM”
