Lajmi i fundit/ Ish-kapiteni Elvis Prençi i thotë lamtumirë Skënderbeut
- Korca Boom
- May 30
- 1 min read
Updated: May 31
Mes shumë dilemash dhe pasigurisë për të ardhmen, është mësuar tashmë se kapiteni i Skënderbeut, Elvis Prençi, nuk do të jetë më pjesë e ekipit korçar për sezonin e ri.
Mbrojtësi, i cili ka dhënë një kontribut të madh në vitet e fundit, duke qenë një nga shtyllat kryesore të repartit të mbrojtjes, e ka mbyllur zyrtarisht kontratën me klubin. Drejtuesit e Skënderbeut kishin lënë të hapur mundësinë për rinovim dhe ishin të gatshëm të vazhdonin bashkëpunimin me të, por duket se lojtari ka zgjedhur një tjetër rrugë për karrierën e tij.
Nga sa mësohet, Prençi është shumë pranë kalimit në një klub në Kosovë, edhe pse emri i skuadrës së re ende nuk është bërë publik. Megjithatë, pritet që në ditët në vijim të vijë edhe zyrtarizimi i marrëveshjes së re për ish-kapitenin korçar.
“KORÇA BOOM”
