LAJMI I FUNDIT: Ja kur fillojnë punimet për stadiumin e ri “Skënderbeu”…!
- Korca Boom
- Aug 14, 2023
- 1 min read
Nuk ka më asnjë mëdyshje, që deri në dhjetor Skënderbeu do të luajë në shtëpi dhe më pas në ditët e para të vitit 2024-ër, do të shpërngulet, pasi do të fillojnë punimet për stadiumin e ri “Skënderbeu”.
Ky është lajmi më i fundit që mëson portali “Korça Boom”, teksa burime pranë klubit bëjnë me dije se deri pas festës së Krishtlindjes, kur do të luhen edhe ndeshjet e fundit për këtë vit në superligë, do të luhet në shtëpinë e bardhekuqve.
Në fakt, në qytetin juglindor pritej që punimet të fillonin më parë, por një gjë e tillë nuk do të ndodhë.
Mësohet se në ditët e para të vitit të ardhshëm do të fillojë së pari prishja e stadiumit dhe më pas gradualisht do të fillojë edhe ndërtimi. Të paktën një sezon e gjysmë Skënderbeu do t'i luajë ndeshjet jashtë shtëpisë, në aneksin e stadiumit “Skënderbeu” nëse do të plotësohen kushtet, në Pogradec, ose në “Elbasan Arena”. Këto të treja janë variantet e stadiumeve ku do të shpërngulet skuadra.
Me pak fjalë, në janar e tutje do të fillojë prishja, ndërkohë që nga fundi i vitit 2025-së pritet të kemi fundin e punimeve, por për këtë asnjë gjë nuk është e sigurtë.
