LAJMI I FUNDIT: Konfirmohet miqësorja e radhës, ditën e shtunë ndaj…!
- Korca Boom
- Aug 18, 2023
- 1 min read
Skënderbeu menjëherë sapo ka mbyllur testin miqësor ndaj Lushnjës ditën e mërkurë me fitoren 5-1, ka zyrtarizuar edhe miqësoren e radhës dhe të fundit.
Skënderbeu-Besa do të jetë ndeshja e fundit miqësore dhe prova “gjenerale” e korçarëve për këtë fazë përgatitore dhe do të luhet të shtunën e 19 gushtit, pra në fundjavë.
Në fakt, Skënderbeu dhe trajneri Ivan Gvozdenoviç ishin duke kërkuar një skuadër superlige, por nuk mundën të gjenin në këtë moment.
Kjo e detyroi njëshin e stolit bardhekuq që të vendosë përfundimisht mbi testin e fundit dhe pranoi Besën si testin e fundit, skuadër edhe kjo që është duke u stërvitur në Ersekë.
Me pak fjalë, të dielën Skënderbeu do të luajë testin e 8-të miqësor, përjashto këtu ndeshjet ndaj Helzagut dhe Pogradecit, pasi në ato dy ndeshje u aktivizua formacioni i dytë.
Miqësoret e Skënderbeut:
Skënderbeu - Voska Sport 2-0
Shënues: Shaqe, Rashica
Skënderbeu - Dinamo 1-1
Shënues: Prençi / Denisson
Skënderbeu - Malisheva 1-1
Shënues: Liço / Syla
Skënderbeu - Vora 1-1
Shënues: Rashica / Meta
Skënderbeu - Elbasani 2-2
Shënues: Rashica , Nikaj / Ajazi (2)
Skënderbeu - Flamurtari 2-0
Shënues: Merlim, Rashica
Skënderbeu-Lushnja 5-1
Shënues: Nikaj, Merlim Ajine, Lika (11-m) / Zisi
Skënderbeu-Besa (19 gusht)

