Lajmi i fundit /Largohet nga Skënderbeu, ja ku prezantohet sulmuesi
- Korca Boom
- May 26
- 1 min read
Liridon Balaj iu bashkua Skënderbeut në merkaton e janarit, por pasi zhvilloi dy faza me skuadrën korçare, në fund të këtij sezoni është larguar nga klubi. Bëhet fjalë për një prishje kontrate me mirëkuptim mes tij dhe drejtuesve të Skënderbeut.
Megjithatë, nuk ka kaluar shumë kohë dhe Liridon Balaj është prezantuar si përforcimi më i ri i skuadrës së Dritës. Kampionët e Kosovës, të cilët duket se kanë vlerësuar cilësitë e futbollistit, e kanë marrë atë me parametër zero.
Një sulmues krahu si ai, natyrisht, nuk mund të lihej pa u afruar, edhe pse tek Skënderbeu nuk arriti të shprehej plotësisht. Në ndeshjet ku u aktivizua, ai tregoi potencialin e tij.
“KORÇA BOOM”
