Lajmi i fundit / Mësoni sa vota kanë marrë kandidatët në qytetin e Korçës
- Korca Boom
- May 15
- 1 min read
Numërimi i votave në qytetin e Korçës ka përfunduar dhe tashmë janë bërë publike rezultatet për kandidatët e dy partive kryesore.
Në bazë të votave të marra, është përcaktuar se cilët kandidatë kanë siguruar një mandat në Parlament dhe cilët kanë mbetur jashtë garës.
Renditja e kandidatëve në Korçë:
Partia Socialiste (PS):
Ilir Pëndavinji – 3,442 vota
Enslemvera Zake – 3,188 vota
Besa Spaho – 2,532 vota
Vinjola Rota – 1,580 vota
Partia Demokratike (PD):
Fidel Kreka – 3,312 vota
Andrea Mano – 2,286 vota
Kristiano Koçibelli 1377
Nga kjo renditje dallohet qartë se Ilir Pëndavinji dhe Enslemvera Zake janë ndër më të votuarit në radhët e PS-së, ndërsa Fidel Kreka kryeson listën e PD-së në qytetin e Korçës, duke u bërë pretendent për mandat në Kuvend.
Vendimi përfundimtar për mandatet do të përcaktohet edhe nga votat e qarkut në tërësi, por rezultatet në qytetin e Korçës japin një pasqyrë të qartë të preferencave të votuesve.
"KORÇA BOOM"
