top of page

LAJMI I FUNDIT: Mbyllet “telenovela” Fleçer” xhamajkani mbërrin në Korçë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 4, 2023
  • 1 min read

Ashtu siç e ka paralajmëruar portali ynë, ashtu ka ndodhur. Zhordan Fleçer mbërrin në Korçë dhe bëhet gati për të dalë në stërvitje. Sulmuesi xhamajkan ka mbërritur mbrëmë vonë në qytetin juglindor dhe është mbyllur në këtë mënyrë “telenovela” që prej shumë orësh ngrinte pikëpyetjet se kur do të vinte te Skënderbeu.

Sulmuesi që mendohet të jetë pika e referimit të Skënderbeut në superligë, pritet të bëjë prezantimin, pasi kontratën ka kohë që e ka firmosur dhe është një blerje me shumë vlera për bardhekuqtë.

Me ardhjen e Fleçer, trajneri Ivan Gvozdenoviç pret edhe një sulmues tjetër për të mbyllur merkaton. Kjo do të ndodhë pasi Alfred Mensah mendohej që do të vinte te Skënderbeu, por gjithçka u prish dhe tashmë duhet edhe një sulmues tjetër.

Zhordan Fleçer ka udhëtuar nga Xhamajka e largët për të qenë pjesë e Skënderbeut. Sulmuesin në fjalë tifozët do ta shohin në fushë ditën e hënë në ndeshjen miqësore ndaj Flamurtarit, pasi në stërvitje do të jetë, por sa vlen do të duket në testin e fundit miqësor që do të zhvillojë Skënderbeu.



bottom of page