top of page

Lajmi i fundit: Moraes pajiset me vizë, vjen ditën e….!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 4, 2023
  • 1 min read

Mesfushori brazilian është pajisur me vizë dhe në fundjavë do të jetë në Korçë për të nisur seancat stërvitore me Skënderbeun. Ky është lajmi i para pak momentesh që mëson “Korça Boom” dhe që padiskutim ka gëzuar edhe më shumë stafin teknik, pasi një tjetër futbollist do të mbushë radhët e bardhekuqve.

Ka qenë portali ynë që zbuloi ditë më parë atë se mesfushori në fjalë pranoi të vishte fanelën e Skënderbeut të paktën edhe për këtë sezon, ndërkohë që kontrata i përfundoi në fundin e kategorisë së parë.

Moraes pas ofertës që ka marrë nga presidenti Ardjan Takaj nuk u mendua dy herë dhe menjëherë dha “ok”-in, duke deklaruar që vërtet bëri zgjedhjen më të mirë.

Lajmi që Moraes u pajis me vizë sigurisht që është shumë pozitiv, ndërkohë që tashmë mbetet të mësoht se kur do të pajiset me vizë edhe mbrojtësi tjetër i huaj Randi, lojtar që pritet edhe ai të mbërrijë, por këtë mbërritje po e vonon pajisja me vizë.

Me pak fjalë ditën e shtunë është planifikuar udhëtimi i mesfushorit Junior Moraes drejt Korçës dhe tashmë mbetet për t’u parë çfarë do të ndodhë në ditët në vazhdim.



bottom of page