top of page

LAJMI I FUNDIT: Ndahet nga jeta ish-sulmuesi kampion, Armando Duka mesazh ngushëllimi

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 25, 2023
  • 1 min read

Pak momente më parë presidenti i FSHF, Armando Duka ka dhënë lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të ish-sulmuesit kampion të Flamurtarit, Anesti Vito në moshën 52-vjeçare.

Ja mesazhi i plotë i Dukës:

Të dashur miq,

Mësova pak minuta më parë lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të ish-sulmuesit kampion të Flamurtarit dhe Tiranës, Anesti Vito.

Nesti shkëlqeu te Flamurtari i madh duke u shpallur kampion në sezonin 90/91 dhe gjithashtu kontribuoi shumë në futbollin shqiptar edhe me fanellat e Albpetrolit, Tomorrit, Bylisit e Tiranës ku fitoi përsëri titullin kampion në sezonin 1999-2000.

Në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe komunitetit të futbollit shqiptar, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Vito, FC Flamurtarit dhe të gjithë miqve të shumtë të Anestit.

Lamtumirë Anesti Vito!



bottom of page