LAJMI I FUNDIT/ Oferta nga Gjermania dhe Sllovenia për "gardianin" Marko Alia
- Jul 5, 2025
- 1 min read
Portieri i Skënderbeut, Marko Alia, 25 vjeç, ka qenë një nga figurat më të spikatura të skuadrës gjatë sezonit të fundit dhe ka tërhequr interesin e disa klubeve jashtë vendit.
Sipas raportimeve të fundit, një nga pistat më të avancuara është ajo me klubin Turan Tovuz nga Azerbajxhani. Bisedimet janë në fazë të avancuar dhe bëhet fjalë për një kontratë dyvjeçare. Oferta përfshin një pagë prej 80 mijë euro për sezonin e parë, me mundësi rritjeje në 100 mijë euro për sezonin e dytë.
Në të kaluarën e afërt, për Marko Alian kanë shfaqur interes edhe klube nga Gjermania dhe Sllovenia, si Bochum dhe Slovan Bratislava. Edhe pse këto pista nuk u konkretizuan në merkaton e verës, ato mbeten të hapura për të ardhmen, veçanërisht për merkaton e janarit.
Aktualisht, oferta më konkrete është ajo nga Azerbajxhani, por gjithçka mbetet e hapur dhe do të varet nga vendimi përfundimtar i lojtarit dhe përfaqësuesve të tij.
“KORÇA BOOM”
















