LAJMI I FUNDIT: Përplasen dy makina te “Dritat e Verdha”, ka të lënduar
- Korca Boom
- Aug 27
- 1 min read
Një aksident rrugor është regjistruar në zonën e njohur si “Dritat e Verdha”, ku janë përplasur dy automjete.
Sipas informacioneve paraprake, si pasojë e përplasjes ka persona të lënduar, të cilët janë transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit, ndërsa trafiku në zonë është rënduar përkohësisht.
Më shumë detaje priten në orët në vijim.
“KORÇA BOOM”



















