LAJMI I FUNDIT: Shkëlqejnë Fleçer-Diabi sot seanca e parë bashkë! FOTO EKSKLUZIVE të dyshes sulmuese
- Korca Boom
- Aug 13, 2023
- 1 min read
Në stërvitjen që përfundoi pak momente më parë dhe më konkretisht pasditen e sotme, portali “Korça Boom” ka qenë prezent gjatë gjithë seancës.
Ka qenë hera e parë që Muhamed Diabi futbollisti nga Guinea, ka zhvilluar stërvitje me grupin, teksa të shtunë edhe pse ishte prezent në stërvitje, zhvilloi vetëm vrapime individuale.
Në disa minuta trajneri Ivan Gvozdenoviç zhvilloi një ndeshje kontrolli me grupin, ku pa nga afër gjendjen e futbollistëve. Në majë të sulmit ka qenë dyshja Fleçer-Diabi dhe padyshim që kjo dyshe funksionoi në mënyrën më të mirë, madje duke shënuar edhe gola.
Duket se golat e Skënderbeut do të vijnë nga Guinea dhe nga Xhamjka dhe kjo dyshe sigurisht që pritet të funksionojë edhe pse në fakt Muhamed Diabi, ka vetëm pak më shumë se një ditë e gjysmë që ka mbërritur në qytetin e Korçës.
Diabi është i vetmi futbollist që nuk ka firmosur dhe është nën vëzhgimin e stafit teknik, por duket se kjo dyshe, që shkëlqeu sot do të jetë padiskutim sulmi i Skënderbeut.



