top of page

Lajmi i fundit /Shqipëria përjeton lëkundje të tjera sizmike, thellësia 10 km sipas të dhënave zyrtare

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 15
  • 1 min read

Vetëm pak minuta më parë, një tërmet është ndjerë në disa zona të Shqipërisë, duke shkaktuar lëkundje të lehta, por të ndjeshme nga qytetarët. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, epiqendra e tërmetit ishte në afërsi të Tiranës.


Tërmeti kishte një magnitudë prej 3.1 sipas shkallës Rihter dhe një thellësi prej 10 kilometrash, çka e bën një lëkundje të konsideruar të lehtë nga ana sizmologjike, por e ndjeshme në sipërfaqe.


Fatmirësisht, deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar. Autoritetet janë në ndjekje të situatës, ndërkohë që qytetarët janë këshilluar të qëndrojnë të qetë dhe të ndjekin udhëzimet në rast të lëkundjeve të tjera pasuese.

“KORÇA BOOM”



ree

bottom of page