LAJMI I FUNDIT / Skënderbeu e mbyll me një sulmues. Ja kur bashkohet me ekipin…!
- Korca Boom
- Aug 24, 2023
- 1 min read
Orët e fundit Skënderbeu është vënë shumë në lëvizje dhe ka zgjidhur edhe çështjen e sulmuesit që do të vijë tani në fund të merkatos verore.
Burime pranë portali “Korça Boom” bëjnë me dije se është mbyllur marrëveshja mes klubit “Skënderbeu” dhe lojtarit që do të vijë. E vetmja gjë që është e vështirë të mësohet në këto orë, është ajo se në klub nuk kanë dëshirë ta bëjnë publike për mediat, deri në momentin që futbollisti në fjalë të mbërrijë në Shqipëri.
Nga ora në orë pritet verdikti final dhe mësohet se është një futbollist që u ka kushtuar bardhekuqve, pasi te Skënderbeu duan që me ardhjen e tij ta mbyllin njëherë e mirë çështjen e vijës së parë të sulmit.
“Është lojtar me cilësi, por që nuk duam të flasim më shumë se kaq,” - kanë theksuar të njëjtat burime dhe kaq mund të thuhet për momentin.
Siç dihet merkatoja verore, do të mbyllet pas një javë, pra më 31 gusht dhe deri të dielën e shumta, emri i lojtarit do të mësohet.
E rëndësishme është që marrëveshja është mbyllur dhe Skënderbeu e ka kryer edhe “goditjen” e fundit të merkatos, por për hollësi të tjera zhvillimet do të mësohen në orët në vazhdim…
