top of page

LAJMI I FUNDIT: Skënderbeu fiton 2-0 miqësoren ndaj Pogradecit. Ja çfarë ndodhi sot në Korçë…!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 3, 2023
  • 1 min read

Skënderbeu - Pogradeci 2-0

Shënues: Vangjeli 44’, Pecani 60’

Skënderbeu: Alliu, Kapllani, Lamellari, Vangjeli, Ali, Pecani, Zguro, Beçka, Hysolli, Moses, Janaqi. Trajner: Ivan Gvozdenoviç

Pogradeci: Beqiri, Lipo, Blaceri, Rrapo, Likollari, Këndezi, Jahaj, Demiraj, Elmazi, Torollari, Pelinxhi. Trajner: Samuel Nikaj


Ashtu siç kishte bërë të ditur portali ynë “Korça Boom”, Skënderbeu sot ka luajtur një tjetër miqësore, këtë herë ndaj Pogradecit fqinj. Në fund, bardhekuqtë e trajnerit Ivan Gvozdenoviç kanë fituar 2-0 me gola të Kosta Vangjeli dhe Rei Pecani.

Pra, dy korçarë i japin fitoren Skënderbeut në këtë test.

Miqësorja e sotme Skënderbeu-Pogradeci u luajt në orën 18:00 në aneksin e stadiumit “Skënderbeu” te fusha me bar natyral. Për Skënderbeun u aktivizuan futbollistët që dje nuk ishin në testin që skuadra zhvilloi ndaj Elbasanit, ndërkohë që njëshi i stolit bardhekuq ka parë nga afër grupin e lojtarëve që do të mbajë në fund të fazës përgatitore.

Dy gola në secilën pjesë u shënuan për Skënderbeut, teksa në fundin e pjesës së parë ishte Vangjeli që shënoi për vendasit. Një tjetër gol në pjesën e dytë me anë të Pecanit, ka vulosur fitoren 2-0, në një test që i vlejti shumë trajnerit të Skënderbeut, duke e pasur edhe më të qartë se cilët lojtarë do të qëndrojnë për të qenë pjesë e kontigjentit të Skënderbeut.

Tashmë ka mbetur edhe një miqësore e fundit përpara se të startojë superliga, teksa të hënë po në Korçë do të jetë mysafir Flamurtarit, skuadër që do të luajë këtë vit në kategorinë e parë.



bottom of page